Red Bull mori një nga vendimet më të pamëshirshme në transferimin e pilotëve duke vendosur zëvendësimin e Liam Lawson pas dy garave të para të këtij sezoni. 23 vjeçari nga Zelanda e Re do të zëvendësohet nga Yuki Tsunoda vendin e të cilit do të zërë në Racing Bulls duke filluar nga Japonia. Vendimi u mor të hënën në Dubai nga drejtuesit e Red Bull të cilët duan të kenë dy makina në zonën e pikëve për të konkuruar me rivalët në botërorin e konstruktorëve.

Skuadra austriake pritet të konfirmojë gjithçka formalisht drejt fundit të kësaj jave ndërsa është e njohur për dorën e fortë me të cilën drejton programin e pilotëve të rinj. Lawson u kualifikua në vendin e18 përpara se të përplasjes nën reshjet e shiut në Australi. Në Kinë u nis i fundit eventin Sprint dhe Grand Prix duke u renditur respektivisht në vendet 14 dhe 12. Defiçiti ndaj Verstappen ishte 0.88 sekonda ndërsa holandezi u rendit i dyti në Australi, i 3 në Sprint në Shanghai dhe i 4 në “Chinese Grand Prix”.

Lawson u promovua te Red Bull këtë sezon si zëvendësues i Sergio Perez pavarësisht 2 viteve të mbetura në kontratën e meksikanit. Vendim që erdhi pas mungesës së Perez në podium pas garës së 5, një vit më parë. Skuadra zgjodhi Lawson ndaj Tsunoda-s edhe pse ai kishte marrë pjesë vetëm në 11 gara në dy vite krahauar me japonezit që garon për kompaninë prej vitit 2021. Edhe ky vendim u shoqërua me polemika në momentin e parë që u deklarua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.