Gazeta Si – RB19 është makina e F.1 që të gjithë duan të shohin, por stafi teknik ka evidentuar disa gjëra, ku duhet ndërhyrë. RB20 do të ketë një revolucion të rëndësishëm aerodinamik. Kështu goditjet e erës nuk do të krijonin më probleme si në Brazil.
Botërori 2023 ka thënë gjithçka në nivelin sportiv. Interesi është vetëm për vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve mes Mercedesit dhe Ferrarit, me ekipin e Brackley në avantazh me 20 pikë dhe 2 gara për të zhvilluar. Skuderitë janë prej kohësh të fokusuara te projektet për makinat e 2024-ës, pa asnjë përjashtim.

Edhe Red Bull-i që ka dominuar këtë sezon po punon për të mahnitur sërish në pista vitin e ardhshëm. Gjithçka ka lindur në Brazil, për shkak të goditjeve të erës, që ndikuan në kualifikuese. Problematika ka shqetësuar disa pjesëtarë të skuadrës. Edhe pilotët kanë përjetuar një eksperiencë që nuk e kishin provuar më parë, duke parë makinën më të ngadaltë dhe të çbilancuar, sikur të ishte dëmtuar.
Shqetësimi për këtë problem, që reduktoi efikasitetin e RB19 në nivel aerodinamik, do të ishte i pajustifikueshëm. Nuk duhet të ndodhë me RB20 vitin e ardhshëm. Kjo gjë është diskutuar pas kualifikueseve, ku edhe pse në disatancë, merr pjesë edhe Adrian Njuei, duke u informuar për çdo gjë që ndodh në pistë.
Në substancë, RB20 do të jetë një ekstremizim i koncepteve të shprehura nga RB19 dhe vizualisht do të ketë një ngjashmëri të madhe me makinën e këtij sezoni. Do të ketë një concept të ri aerodinamik. Duket se ngarkesa vertikale do të gjenerohet dhe shpërndahet në mënyrë krejt tjetër. Fundi do të funskionojë ndryshe, duke adoptuar një konformitet volumetrik ndryshe.

Njuei dhe pjesëtarët e sektorit aerodinamik të skuadrës kanë parë me kujdes pjesë të ndryshme të RB19 që mund të përmirësohen. Gjatë 2023-shit ato kanë evoluar, edhe pse mund të mos ketë qenë e nevojshme për shkak të avantazhit të theksuar ndaj rivalëve. Megjithatë, është vendosur që në projektin e ri të integrohen të gjitha ato modifikime si zgjidhje për pikat e dobëta të RB19.
Falë shpërndarjes së ngarkesës dhe gjenerimit ndryshe nga ajo aktuale, efektet e goditjeve të erës për RB20 do të ishin më pak të ndjeshme. Dhe ndërsa kundërshtarët përpiqen të ndjekin makinën aktuale të Maks Vershtapen, Red Bull duket se është gati të marrë masa për të rritur nivelin. Për të dominuar sërish.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.