Motosport

Red Bull-i i ri prezantohet në Nju Jork, kampionët para të gjithëve!

Gazeta Si – Red Bull-i edhe një herë i pari në start. Skuadra kampione bote në 2022-shin me Maks Vershtapen (por edhe për konstruktorë), i mund të gjithë edhe në lançimin e makinës së sezonit të ri (RB19).

Makina e re Red Bull do të prezantohet më 3 shkurt, në Nju Jork, 11 ditë para Ferrarit dhe 12 ditë para Mercedesit. ‘New kit, new car, new season… New York”, – ky është sllogani i njoftimit në rrjetet sociale të skuderisë kampione.

Foot ilustruese. Nje makine Red Bull ne piste. Gazeta Si, 14 janar 2023

Red Bull ngre sërish stekën dhe kalon nga atmosfera tipike “british” e selisë së saj, në spktaklin e “New York lights” për të lançuar planet e saj për Botërorin që nis javën e parë të marsit me Çmimin e Madh të Bahreinit.

Interesant është fakti që edhe ‘motra e vogël’, Alpha Tauri, debuton në Nju Jork, por më 11 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë