Motosport

Red Bull-i fitues nuk ndryshon, nis nga Nju Jorku ‘gara’ e Vershtapen për titullin e 3-të

Gazeta Si – Lançim amerikan për skuadrën që synon të rikonfirmohet kampione bote, si për pilotët, ashtu edhe për konstruktorët.

Nis nga Grande Mela gjuetia e Maks Vershtapen dhe Red Bull-it për titujt e radhës. Makina RB19, identike me atë të sezonit të kaluar, që kampioni holandez dhe shoku i tij Perez do të drejtojnë që nga gara e Bahrainit, në program pas një muaji, është zbuluar sot në Nju Jork.

Makina e Red Bull-it per sezonin e ri. Gazeta Si, 3 shkurt 2023

Motropoli amerikan ishte skena ideale për zyrtarizimin e bashkëpunimit mes Red Bull-it dhe Fordit. Kompania amerikane kthehet në Botëror prej 2026-ës, pas 22 vitesh.

Vershtapen synon të bëjë tris, kurse Perez duhet të përmirësojë pozitat dhe të ruajë timonin e tij nga kandidatura e Daniel Riçardos, i rikthyer në familjen Red Bull si pilot rezervë dhe testesh për momentin.

Nuk ka surpriza në makinën e re Red Bull. “Jemi shumë të emocionuar. Këtu në SHBA do të kemi tre gara të ndryshme mes tyre. Jemi shumë optimistë për mbrojtjen e titujve tanë. Është bukur të realizosh ëndrrat e famijërisë, të garosh në Formula 1. Kam provuar të gjitha kënaqësitë e mundshme, tani duhet të konfirmohemi dhe nuk do të jetë e lehtë. Përmirësimi vjen vit pas viti”, – ka thënë kampioni i botës, Maks Vershtapen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë