Motosport

Red Bull-i e nis Botërorin me dopietë. Alonso në pod, Ferrari tradhton Leklerk

Gazeta Si – E ka fituar kampioni Maks Vershtapen garën e parë të Botërorit 2023, që u zhvillua sot në Bahrein. Holandezi kaloi finishin para shokut të skuadrës, Serxhio Perez dhe Red Bull-i ka treguar dominim absolut, duke e nisur sezonin me një dopietë.

Një garë të jashtëzakonshme ka bërë Fernando Alonso me Aston Martin. Ai e ka mbyllur në vend të tretë, duke plotësuar kështu podin. Në vend të 4-t Ferrari i Karlos Sainz, për të vazhduar me radhë me Ljuis Hemilton, Lens Stroll, Xhorxh Rasëll, Valteri Botas, Peier Gasli, autor i xhiros më të shpejtë, dhe Albon në vend të 10-të.

Për Sharl Leklerk, njërin nga ata që konsiderohen si rivalët kryesorë të Vershtapen, gara përfundoi 16 xhiro para fundit. Makina e tij humbi fuqinë papritur në xhiron e 41-të, duke e lënë francezin në këmbë që në takimin e parë të Botërorit. Një start negativ për të dhe Ferrarin.

“Nuk ishim në hapin e garës, – tha Leklerk pasi u tërhoq. – Ishim larg Red Bull-it, që duket i një kategorie tjetër. Në kualifikuese ishim afër, por në garë jo”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë