Gazeta Si – Kristian Horner është nën hetim nga skuadra e tij. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi holandez dhe ai gjerman. Red Bull Racing ka konfirmuar nga ana e vet se ka hapur një hetim të brendshëm ndaj drejtuesit kryesor me akuzën për sjellje të pahijshme ndaj një pjesëtareje të skuadrës.
Red Bull-i ka marrë masa të menjëhershme, duke ia besuar hetimin një eksperti ligjor. “Pas skuzave të fundit që kanë dalë në dritë, kompania ka nisur një hetim të pavarur. Ky proces drejtohet nga një avokat i specializuar i jashtëm. Kompania e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe presim që hetimi të përfundojë sa më shpejt.
Nuk është e përshtatshme të komentojmë më shumë në këtë moment”, – thuhet në komunikatën e Red Bull-it. Episodi me të cilin lidhet hetimi duhet të ketë ndodhur në Kupën e Botës në ski në Kitzbuhel (fundjava e fundit e janarit), ku Horner – bashkëshorti i ish-Spice Girl, Geri Halliuell – është një vizitor i rregullt, bashkë me personazhe të tjerë të njohur, si austriaku Toto Volf dhe CEO i MekLaren, Zak Braun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.