Lexo me "Si"

“Recital’i malsorit”, poezia plot dhimbje e revoltë nga Migjeni

Migjeni ishte novatori që përmbysi heronjtë dhe konceptin idealist për ta në shekullin XX, duke sjellë heronj në veprat e tij e duke fshikulluar ashpër klasën e aristokracinë së vendit me indiferentizmin e tyre ndaj popullit, i cili varfërohej çdo ditë e më tepër.

Për letërsinë e shekullit XX ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma. Ai konsiderohet si poeti dhe prozatori që kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij.

Figurat poetike shprehëse dhe ironia janë veçoritë kryesore të Migjenit.

Me poezinë e tij të goditur, “Recital i Malsorit”, Migjeni shpreh revoltën e tij kundrejt regjimit fashist të asaj periudhe. Një regjim ku shteti nuk mund të bëjë asgjë për shtetasit e vet, ku klasa e të kamurve, injoranca, paraja dhe padrejtësia sundojnë mbi popullin e vuajtur dhe mbi vlerat e vërteta të një shoqërie demokratike. Migjeni me poezinë e tij i drejtohet çdokujt që e kishte të vështirë të heshtte përballë vuajtjes, varfërisë, padrejtësisë, korrupsionit dhe injorancës.

Në 110-vjetorin e lindjes së tij së Migjenit, Gazeta “Si”, sjell disa nga vargjet e poezisë “Poema e mjerimit”.

Recital’ i malsorit

O, si nuk kam një grusht të fortë

t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,

ta dij edhe ai se ç’domethanë i dobët -

n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë - lugat si hij e trazueme,

trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,

endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme

dhe me klithma të pakënaquna t’instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë

mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,

kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...

Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht – dhe në heshtje qesh.

E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.

Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?

Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!

Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!

Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm...

E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

Vepra e plotë "Vargjet e lira" nga Migjeni

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë