Ushqim

Receta për të bërë tortë me asparag

Udhëzuesi hap pas hapi për një tortë të thjeshtë pranverore me asparag, që “feston” rikthimin e sezonit të kësaj bime të veçantë.
Përgatitja: 5 minuta
Ftohja: 20 minuta
Gatimi: 1 orë e 10 minuta
Sasia 4-6 persona.
Për brumin duhen:
– 225 gram miell të thjeshtë.
– kripë.
– shtesë për pluhur 120 g gjalpë të ftohtë.
– 1 të verdhë veze.
Për mbushje duhen:
– asparag
– 284 ml krem djathi.
– 2 vezë.
– arrëmyshk i grirë imët , në rende (sipas dëshirës).

Përgatitja e recetës.
1- Bëni brumin
Hidhni miellin dhe pak kripë në një tas të madh, më pas grijini ose pritini në të gjalpin. Punojeni me duar derisa të mos duken copat e mëdha të gjalpit.

Bëni brumin.


2- Gatuani në konsistencën e duhur.
Hidhini të verdhën e vezës për ta sjellë përzierjen së bashku në një brumë, shtoni pak ujë të ftohtë, nëse është shumë ngjitëse, shtoni edhe pak miell.

Gatuani në konsistencën e duhur.


3-Lëreni brumin të pushojë dhe përgatisni tepsinë.
Mbështilleni brumin dhe vendoseni në frigorifer për 20 minuta. Ndërkohë lyeni me yndyrë një tepsi të rrumbullakët me diametër 22 cm.

Lëreni brumin të pushojë dhe përgatisni tepsinë.


4-Përgatisni furrën.
Nxehni furrën në 200 gradë. Hapeni brumin në një sipërfaqe të lyer pak me miell deri sa të jetë mjaftueshëm për ta shtruar bë tepsi. Më pas vendoseni me kujdes duke e shtypur brumin anash. Prisni pjesën e tepërt, shponi bazën me një pirun.

Përgatisni furrën.


5-Piqni bazën, më pas përgatisni aspargujt.
Piqni për 15 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë, këputni copat e drurit nga baza e shpargut. Një pjesë ziejini për katër minuta.


6-Bëni purenë
Vendosni afërsisht gjysmën e pjesëve të mbetura të asparagut në një përpunues ushqimi deri sa të jenë në formë pureje. Më pas bashkojeni me kremin e djathit dhe vezët. Hidhini kripë dhe arrëmyshk nëse dëshironi.

Bëni purenë.

7-Mbushni tepsinë dhe piqeni
Renditni copat e mbetura të shpargut, duke përfshirë majat, në bazën e brumit, më pas hidhni përzierjen.
Piqni për rreth 35-40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër. Lëreni të ftohet pak, ose plotësisht, përpara se ta shërbeni.

Mbushni tepsinë dhe piqeni.

Marrë nga “The Guardian“/Përshtati në shqip Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë