Kapiteni i Italisë, Xhorxhio Kielini, ka dhënë mendimin e tij për finalen e Euro 2020 ndaj Anglisë. Ai e di shumë mirë se çfarë duhet bërë për ta fituar këtë sfdidë, ndërkohë që nuk i kursen komplimentet për kapitenin e anglezëve, Herri Kejn.
“Anglia është një skuadër e rrezikshme, kur ka fushë të lirë, të godet. Na duhet zemër e nxehtë dhe mendje e ftohtë në këtë ndeshje. Në momente të caktuara duhet të jemi agresivë dhe në disa të tjera shumë të kthjellët. Na duhet t’i shfrytëzojmë këto karakteristika në maksimum". Kjo është receta e Kielinit.
"Për të fituar finale duhen kuruar të gjitha detajet. Një ndeshje si kjo nuk të ndodh shpesh në karrierë, por duhet larguar tensioni. Duhet të bëjmë “zjarrfikësin” për këto emocione të mëdha. Duhet ta përballojmë ndeshjen me shumë gëzim. Kemi edhe centimetrin e fundit për të arritur të gjithë bashkë.
Kejn dhe Lukaku janë sulmues botërorë. Kejn më ka pëlqyer gjithmonë, është i pabesueshëm. Jam një nga fanast e tij më të mëdhenj. Pyesni Paratiçin për këtë. Është bukur të luash ndaj sulmuesve të tillë. Besonim se do të bënim një Europian dhe rruga për në finale ishte e mbushur me pengesa. Ishim gati për diçka të rëndësishme dhe ja ku jemi. Anglia ka përvojë ndërkombëtare, ka Kejn dhe Sterling, por ne besojmë se do të fitojmë”, - ka thënë më tej mbrojtësi italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.