Presidenti i SHBA Joe Biden foli sot me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak për të diskutuar situatën në Rusi dhe për të pohuar “mbështetjen e tyre të palëkundur” për Ukrainën.
Këtë e bën të ditur Shtëpia e Bardhë. Rebelimi i hapur i Yevgeny Prigozhin përfaqëson “sfidën më të rëndësishme për shtetin rus” në historinë e fundit.
Këtë e mbështet inteligjenca britanike në raportin ditor kushtuar luftës në Ukrainë. Sipas Londrës, njësitë Wagner janë kthyer në territorin rus, duke kaluar kufirin ukrainas në disa pika dhe duke synuar, pas Rostovit, drejt Voronezhit, me synimin “të arrijnë në Moskë”. Një tentativë, dështimi i të cilit tani varet nga besnikëria ndaj Kremlinit “të Gardës Kombëtare”, vazhdon raporti, sipas të cilit disa njësi të ushtrisë fillimisht treguan “pajtim” ndaj kryengritësve.
SHBA po vëzhgon nga afër situatën në Rusi dhe përplasjen midis udhëheqësit të grupit mercenar Yevgeny Prigozhin dhe gjeneralëve rusë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit Valery Gerasimov. Kjo u raportua nga burime të Mbrojtjes Amerikane për CNN. Joe Biden mori një informim mbi konfrontimin dhe Shtetet e Bashkuara po konsultohen me “aleatët dhe partnerët në mbarë botën” për zhvillimet në Rusi.
“Është një çështje e brendshme për Rusinë. Ne po monitorojmë situatën”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Eric Mamer, duke u ndalur te zhvillimet e krizës mes grupit Wagner dhe Kremlinit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.