Gazeta Si – Nga sheshi “Skënderbej” pas ceremonisë tradicionale, kreu i KMSH-së Bujar Spahiu u pyet edhe për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë në kampin e Manzës, ku muxhahedinët e strehuar në vendin tonë u rebeluan ndaj forcave të Policisë së Shtetit, të cilat zbarkuan atje pas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me hetimet e zhvilluara sa i përket aktivitetit të dyshuar kriminal që ushtrohej në ato ambiente.
“Unë ju uroj të gjithë besimtarëve muslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Për ngjarje të tilla, shteti shqiptar i njeh shumë mirë gjërat dhe i di ato mësë miri që janë më të drejta për sigurinë e vendit, për sigurinë kombëtare, për sigurinë e çdo populli dhe të çdo familjeje. Kjo është mbi të gjitha. Ata janë miq që janë në Shqipëri të vendosur dhe miku si mik qëndron”, u shpreh Spahiu.
Po ashtu, ai kishte edhe një koment për situatën në Kosovë.
“Natyrisht që edhe për situatën në Kosovë ne i lutemi Zotit që të ulen tensionet dhe të gjendet gjuha e përbashkët, e maturisë dhe të gjenden zgjidhje për çështje të përbashkëta, posaçërisht në Kosovë. Vullneti i atyre palëve sa më shpejt të gjejë një zgjidhje”, theksoi Bujar Spahiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



