Nga Gazeta ‘Si’-Tre muaj pasi rebelët Houthi filluan sulmet ndaj anijeve tregtare, kanë kryer një tjetër sulm kërcënues. Media izraelite “Globes” ka mësuar se katër kabllo komunikimi nënujore në Detin e Kuq janë shkatëruar nga rebelët jemenas.
Sipas raportimeve ato ishin kabllo që i përkisnin kompanive AAE-1, Seacom, EIG dhe TGN. Kjo ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të linjave të internetit midis Europës dhe Azisë, me dëmin më të madh që është ndjerë në vendet e gjirit dhe Indisë.
Vlerësohet se dëmi në aktivitetet komunikative është i rëndësishëm por jo kritik pasi kabllo të tjerë kalojnë përmes të njëjtit rajon të cilat lidhin Azinë, Afrikën dhe Europën dhe që nuk janë dëmtuar.
Riparimi i dëmeve të këtyre kabllove nënujore mund të marrë të paktën 8 javë sipas vlerësimeve dhe përfshin ekspozimin ndaj rrezikut të organizatës terroriste Houthi. Kompanitë telekomunikative do të duhet të shikojnë për kompani që do të pranojnë të ndërmarrin riparimin e dëmeve dhe të paguhen me një premium të lartë ku përfshihet edhe rreziku i sulmeve.
Kablloja EIG lidh Europën juglindore me Egjiptin, Arabinë Saudite, Djibouti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indinë. AAE-1 lidhte Azinë lindore me Europën përmes Egjiptit. Seacom, nga ana tjetër lidhte Europën, Afrikën dhe Indinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




