Gazeta Si – Në ‘Pasadena’, përpara 93.702 spektatorëve, Juventusi është detyruar t’i përulet Realit, mbretit të Europës. Madrilenët fituan 2-0, me gola të Benzema dhe Asensio.
Humbja e parë sezonale për Juventusin. Bardhezinjtë u dorëzuan para Real Madridit, shumë i fortë për ta. Kanë shijuar spektakël tifozët e shumtë që kishin mbushur stadiumin. Juventusi nuk ishte në lartësinë e ndeshjeve të mëparshme të turneut amerikan dhe për herë të parë nuk mundi të shënonte.
⚽ @realmadrid 2-0 @juventusfc
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 31, 2022
📺 ¡El resumen de nuestra victoria!
📍 Rose Bowl Stadium
🇺🇸 #RMInTheUSA pic.twitter.com/iZqtfgnPyM
Vlahoviç luajti ndeshjen e parë, i pozicionuar në tredhëmbëshin e sulmit me Di Marian dhe Kean. Në anën tjetër, Reali e nisi me treshen Vinicius-Benzema-Valverde. Spanjollët gjetën golin pas pak sekondash me Benzema, por francezi ishte në pozicion jashtë loje.
Bonuçi goditi traverse nga një goditje dënimi. Më pas Juventusi u ndëshkua nga një penallti e shkaktuar nga Danilo dhe të kthyer në gol nga Benzema. Vlahoviç tregoi se nuk është në formë. Të vetmen gjuajtje në portë për pjesën e parë e bëri Di Maria, që pretendoi edhe për një penallti.

Në pjesën e dytë Juventusi qëndroi prapa, në gjysëmfushën e tij. më i miri në fushë për bardhezinjtë ishte portieri Perin, të paktën tri herë shpëtimtar. Por nuk mund të bënte asgjë pas një aksioni ‘PlayStation’, që Reali e finalizoi me Asension.
E gjitha kjo pasi trajneri Ançeloti kishte ndërruar thuajse gjithë skuadrën. Juventusit dhe Alegrit me siguri i duhet diçka më shumë pas dy javësh, kur nis zyrtarisht sezoni.
Interi ndërkohë barazoi 2-2 me Lionin në miqësore. Italianët u gjendën në disavantazh, por barazuan me golat e Lukakut dhe Barelës. Kristjan Asllani e nisi këtë ndeshje nga stoli. Roma mundi Totenhemin me një gol të Ibanjez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




