Futboll

Reali pëson humbjen e parë në shtëpinë e Ivan Balliut, humb edhe kreun

Gazeta Si – Pathyeshmëria e Realit të Madridit ka marrë fund në javën e 13-të të kampionatit. Skuadra e Karlo Ançelotit pësoi humbjen e parë në shtëpinë e Ivan Balliut, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, 90 minuta në fitoren 3-2 të Rajo Valekanos.

Pas tre vitesh Rajo ka fituar derbin e vogël, duke e detyruar Realin të zbresë në vend të dytë, -2 pikë nga Barcelona. Ekipi i drejtuar nga Iraola kaloi i pari në avantazh, më pas Reali përmbysi me penalltinë e Modriç dhe një gol të Militaos.

Ivan Balliu feston fitoren ndaj Realit. Gazeta Si, 8 nentor 2022

Megjithatë, para se të mbyllej pjesa e parë, Fran Garsia barazoi shifrat. Në pjesën e dytë Trejo shënoi golin e fitores me një penallti, që u gjuajt dy herë. Herën e parë gjuajtja u prit nga Kurtua, të dytën jo.

Rajo Valekano shijon kështu një fitore të madhe në kampionat, ndaj ekipit që askush nuk kishte mundur ta thyente deri tani. Pjesë e rëndësishme e suksesit ishte pa dyshim edhe mbrojtësi kuqezi, Ivan Balliu. Ai u ndëshkuan me karton të verdhë në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë