Futboll

Reali magnet trofesh, 5 gola në finale dhe shpallet kampion bote për klube

Gazeta Si – Real Madrid fiton Botërorin e klubeve për herë të 5-të në historinë e tij (pas 2014-ës, 2016-ës, 2017-ës dhe 2018-ës). Në Rabat ‘Merengues’ triumfuan në një 5-3 piroteknike ndaj Al Hilal.

Benzema dhe Vinicius festojne nje nga golat ne finale. Gazeta Si, 11 shkurt 2023

Për skuadrën e Ançelotit shënuan dy herë Vinicius, dy herë Valverde dhe një herë i zakonshmi Benzema. Për sauditët shënuan Marega dhe dy herë Vieto. Në finalen e vendit të tretë fitoi Flamengo, që mundi 4-2 Al Ahli.

Reali e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë me Vinicius dhe Valverde, por Al Hilal reagoi mirë më pas dhe shkurtoi në 2-1. Megjithatë, rezistenca e sauditëve do të zgjaste vetëm një pjesë, sepse në të dytën Benzema, Vinicius dhe Valverde, treshja sulmuese e Ançelotit, realizoi edhe 3 gola të tjerë.

Në fund do të kishte vend për dopietën e Vietos, por që vlen vetëm për statistika. Reali Madrid është si një magnet për trofetë, ashtu si dhe trajneri italian. Karlo Ançeloti ka fituar trofeun numër 24 në karrierë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë