Futboll

Reali i Madridit, festë me 5 yje në ‘Santiago Bernabeu’

Reali i Madridit dëfrehet në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e javës së 36-të përballë Alavesit, që e mposhti me rezultatin e thellë 5-0. Tashmë të shpallur matematikisht prej javësh kampionë të La Ligas dhe finalist të Championsit, “Los Blancos” nuk po e heqin këmbën nga gazi në kampionat, duke “shtypur” me prepotencë çdo kundërshtar që i del përpara.

Spikati Jude Bellingham si autor i golit të parë dhe i dy asisteve, por edhe Vinicius, që realizoi dy herë.Golin e dytë e realizoi Vinicius Junior, i shërbyer nga Valverde, ndërsa në fundin e pjesës së parë e gjeti golin pikërisht lojtari ururguaian. Në pjesën e dytë e tundi rrjetën sërish Vinicius, për të ardhur më pas te goli i Guler.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë