Gazeta Si – Në stafin e trajnerit Karlo Ançeloti, përveç djalit Davide, bën pjesë edhe bashkëshorti i vajzës Katia. Nutricionisti i ekipit ka zgjedhur dietën mesdhetare dhe nuk preferon shumë futbollistët muskulozë.

Në Real Madridin e Karlo Ançelotit, që së shpejti do të festojë titullin e radhës në Spanjë, ka shumë sekrete te vogla dhe njerëz të rëndësishëm. Një prej tyre është Mino Fulko, nutrizionisti i “Los Blancos”. Ka qenë edhe te Bajerni, Napoli dhe Evertoni dhe nuk është diçka e rastësishme. Ai ka ndjekur gjithmonë Karlo Ançelotin, me të cilin e lidh një raport i fortë: është një bashkëpunëtor i ngushtë, por edhe dhëndrri i tij.
Prej 8 vitesh Mino është bashkëshorti i Katias, vajzës së Ançelotit. Me të ka tre fëmijë, Alesandron, Andrean dhe Aurorën. Katia dhe Mino, siç mund të kuptohet nga profili në Instagram i saj, janë një çift që janë mësuar të jetojnë duke lëvizur në Europë, pasi janë njohur në Parma.

Mino është një njeri shumë i rezervuar, shumë i dhënë pas punës. Ai është një profesionist shumë i përgatitur dhe për të dihet pak. Vetëm Kasemiro e ka përmendur në një deklaratë të tij: “Stafi i Ançelotit është shumë i zoti, janë shumë të mirë dhe kanë dëshirë të fitojnë. Nutricionisti më mbikqyr gjithmonë ushqimin”.
Kur është e nevojshme, Mino Fulko di të jetë shumë i rreptë. Në një nga deklaratat e rralla publike, ka thënë se nuk i pëlqen t’i trajtojë lojtarët si robotë, sepse “të hash duhet të jetë një këanqësi, mbi të gjitha me dietën mesdhetare”. Ai është diplomuar në Napoli dhe në Parma ka bërë specializimin në bioteknologji.

Për “Il Mattino” ka shpjeguar rregullat e tij: “Nuk jam shumë i dhënë pas ipertrofisë. Veproj me djemtë, duke parë gjendjen e tyre atletike dhe rikuperimin pas stërvitjes dhe pas ndeshjeve. Në bazë të kësaj zgjedh ushqimet më të mira. Nuk ka asgjë të ndaluar, absolutisht.
Nuk i studiojmë parametrat në mënyrë shkencore dhe lojtarët e dinë që për disa gjëra nuk duhet të abuzojnë, por nuk janë ushtarë. Duhet të jetë edhe kënaqësia në të ngrënë dhe besoj se dieta mesdhetare është më e mira”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.