Futboll

Reali dominon në derbin e Madridit, thyen Atletikon

Një derbi madrilen që nuk ishte parë asnjëherë më parë. Katër gola, po aq ndërhyrje të VAR dhe një grintë në nivelet më të larta, kështu mund të përshkruhet me pak fjalë kjo përballje mes dy ekipeve më të mëdha të Madridit.

I pari që gjeti golin, do të ishte Reali që e nisi ndeshjen me vrullshëm në fakt. Braziliani Kasemiro kaloi në avantazh ekipin e Solarit, duke i shënuar kështu golin më të shpejtë në shtëpi ekipit të Simeones që nga koha që ka nisur të luaj të stadiumin e ri, “Vanda Metropolitano”. Nuk vonoi shumë reagimi, i Atletikos. Vetëm 9 minuta më pas, në të 25-ën, Antoni Grizman shkundi rrjetën e Kurtua, duke mos gabuar asistin e Korrea. Por në fundin e pjesës së parë për Realin do të shënonte mbrojtësi që këtë vit është kthyer në goleador, Serxhio Ramos. Kapiteni i “Los Blancos” nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në 45 minutat e dyta loja u bë shumë e ashpër dhe me një rivalitet të fortë, Ishin të shumtë kartonët që u morën në pjesën e dytë për të dyja ekipet, por ai që do të mbyllte historitë e kësaj përballje do të ishte Gareth Bejl. Uellsiani çoi në rrjetë një top të pasuar mjeshtërisht nga Modriç. Atletiko nga ana tjetër e mbetur me një lojtarë më pak, pas daljes së Tomas, nuk mundi të reagonte më dhe u detyrua të pranonte humbjen në këtë derbi madrilen, që me shumë gjasa i largon ata nga lufta për titullin kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë