Futboll

Reali dhe Milani tregojnë ‘dhëmbët’ në Champions, fitojnë dhe afrohen me gjysmëfinalen

Gazeta Si – Real Madrid dhe Milani kanë fituar ndeshjet e para çerekfinale, përkatësisht 2-0 ndaj Çelsit dhe 1-0 ndaj Napolit. Fitore që i afrojnë me gjysmëfinalen, por gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit.

Reali mposhti pastër Çelsin, me golin e të zakonshmit Karim Benzema në pjesën e parë dhe të Asensios në të dytën. Anglezët luajtën për gjysmë ore me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Çilluell. Skuadra e Ançelotit shkon komode në ndeshjen e kthimit, ku luan për tri rezultate: fitore, barazim dhe humbje me një gol diferencë.

Milani ka treguar se në Champions mbetet një emër i madh. Të besuarit e Stefano Piolit mundën 1-0 Napolin, falë një goli të Ismail Benaser në fundin e pjesës së parë, pas një kundërsulmit të shpejtë me protagonist Brahim Diaz.

Napoli pati rastet e veta, madje që në fillim të ndeshjes, por Maingnan rezultoi vendimtar me pritjet e tij. Portieri francez e mbrojti rrjetën të paprekur deri në fund, ndërkohë Milani tentoi disa herë me Leaon për golin e dytë.

Anguisa e la skuadrën e Spaletit me 10 vetë në fundin e ndeshjes, duke marrë dy kartonë të verdhë në pak minuta. Kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vendoset në ‘Maradona’, ku kuqezinjve u mjafton edhe barazimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë