Futboll

Reali dhe 11 ekipe të tjera europiane, si mund të jetë Botërori i klubeve

Gazeta Si – Botërori i klubeve do të jetë me 32 skuadra, të ndara sipas kontinenteve: 12 europiane, 6 amerikano-jugore, 4 aziatike, 4 afrikane, 4 nga Amerika qendrore, 1 nga Oqeania dhe 1 nga vendi organizator.

Formati do të jetë me 8 grupe me nga 4 skaudra, me eliminim direkt nga faze e 1/8-ve të finale, ndërkohë që supozohet se edicioni i parë do të zhvillohet në SHBA. Për pjesën tjetër, Botërori i ri i klubeve që ka miratuar FIFA, mbetet një mister.

Real Madrid, kampion bote per klube. Gazeta Si, 23 shkurt 2023

E përditshmja angleze ‘Times’ ka hedhur hipotezën mbi përzgjedhjen e 12 klubeve europiane. Me siguri do të jenë 4 fituesit e Championsit nga 2022-shi në 2025-ën. Pra, Real Madrid, që ka fituar edicionin e fundit, është i sigurt.

Po 8 klubet e tjera europiane? Asgjë e sigurt për momentin, duke qenë se ka diskutime mes FIFA-s, UEFA-s dhe ‘European Club Association’ për sistemin e seleksionimit më të mirë. Hipoteza më e mundshme, sipas ‘Times’, është ajo në bazë të renditjes së UEFA-s.

Kushti i vetëm është ai i jo më shumë se dy klubeve nga i njëjti vend, por në llogarinë e 8-shes që do seleksionohet nuk përfshihen skuadrat fituese të Ligës së Kampionëve. Kështu, Spanja ka edhe 2 vende, përveç Realit.

Për momentin, skuadrat që do të përzgjidheshin në bazë të renditjes aktuale, janë: Mançester Siti, Liverpul, Bajern Mynih, Borusia Dortmund, PSG, Barcelona, Juventusi dhe Ajaksi. Një zgjedhje kjo që do të krijojë polemika. Ka shumë që mendojnë se është më adapte të zgjidhen 4 fituesit e 4-vjeçarit për të gjitha kupat (Champions, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë