Futboll

Real pa trajner, Zidane në izolim pas kontakteve me një pozitiv

Real Madrid, pas një fillimi të vështirë, duket se ka gjetur stimujt e duhur për të garuar në nivelin më të lartë. Los Blancos aktualisht janë në vendin e dytë në renditje, dy pikë prapa Atletico Madridit, të cilët kanë për të rikuperuar dy ndeshje. Por pikërisht tani, merengues rrezikojnë të mbeten pa trajnerin e tyre në pankinë. Francezi nuk e mbikëqyri seancën stërvitore të ekipit të parë të enjten në mëngjes, megjithëse rezultati i tamponit doli negative më vonë, gjatë ditës. Tashmë i mbetet La Liga-s t’i hapë dritën jeshile ose jo francezit për të udhëtuar drejt Pamplona për ndeshjen.

Trajneri francez tani sipas të gjitha gjasave do të humbasë ndeshjen e të shtunës në 9 janar kundër Osasunas, por edhe gjysmëfinalen e Superkupës spanjolle të planifikuar për të enjten në 14 janar kundër Athletic Bilbao. Gjatë këtij sezoni, Real Madrid është përballur me disa raste të Covid-19. Në rend kronologjik ishte së pari Militao, pasuar nga Casemiro dhe Eden Hazard, ndërsa i fundit ishte Luka Jovic.

Në pritje të një vendimi përfundimtar, Bettoni është gati për debutimin e tij absolut në krye të ekipit të parë: 49 vjeç, ai ka qenë krahu i djathtë i Zidane që kur francezi filloi karrierën e tij si trajner në Real Madrid Castilla gjashtë vjet më parë. Të dy kanë qenë miq që nga Cannes dhe që atëherë Bettoni ka qenë gjithmonë afër Zizou: ai e shoqëroi atë në Itali (Zidane shkoi te Juve, ai te Avezzano) dhe më vonë në Madrid kur, në 2001, Zidane u bë një nga Galaktikët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë