Futboll

Real Madrid ofron 40 milionë dhe Modriç për të marrë Ikardin

Jemi në tetor dhe merkato është larg, por gjithsesi lajmet për lëvizjen e lojtarëve janë gjithmonë prezentë. Gazeta e njohur italiane Calciomercato.com shkruan për një tratativë në merkato që duket shumë e pabesueshme. “Real Madrid ofron Modriç dhe 40 milionë euro për të veshur me fanellën “Los Blancos” lojtarin argjentinas.” Kjo është ajo që shkruan media italiane që ka intriguar të gjithë tifozët e të dyja skuadrave.

Në fakt kjo lloj tratative nuk është një gjë e rë në mjedisin e të dyja skuadrave. Real Madrid ka kryer disa herë sondazhe për sulmuesin argjentinas, por deri më tani asnjëherë nuk ka shkuar me një ofertë zyrtare në klubin italian. Por edhe Inter nga ana tjetër është i njohur me idenë e marrjes së mesfushorit Luka Modriç. Pas kampionatit botëror ai u përfol shumë lidhur më një transferim në Milano, por që në fund çdo gjë u mbyll pas sukses.

Ikardi prej disa muaj është në tratativa për të rinovuar kontratën, por një gjë e tillë deri më tani nuk ka ardhur. Edhe kroati Modriç nga ana tjetër nuk ka rinovuar ende me Real Madrid. Pra të gjithë shenjat tregojnë se ky operacion mund të bëhet, por vetëm merkato e ardhshme e verës do e dëshmojë nëse do të realizohet, pasi zor se një lëvizje e tillë mund të bëhej në janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë