Futboll

Real Madrid prenoton mbrojtësin Rudiger, gjermani do të firmosë për 4 vjet

Gazeta Si – Antonio Rudiger është gati të firmosë për Realin e Madridit. Madje, e përditshmja spanjolle “Marca” e bën fakt të kryer transferimin e mbrojtësit gjerman.

Lojtari ka vendosur të mos rinovojë me Çelsin, siç pohoi publikisht pas ndeshjes me Uest Hemin edhe trajneri Tomas Tuhel. Kërkesat ekonomike të Rudiger janë të larta, 12 milionë euro, një shifër që Reali mund t’ia garantojë, ndaj dhe bisedimet kanë avancuar. Për mbrojtësin ishte i interesuar edhe Juventusi.

Antonio Rudiger me fanellen e Gjermanise. Gazeta Si, 25 prill 2022

Rudiger është kandidati numër 1 për forcimin e mbrojtjes së Realit. Sipas “Marca”-s, përveç mbrojtësit gjerman, në Madrid do të transferohen edhe Kilian Mbape nga PSG-ja dhe Fran Garsia i Rajo Valekanos, i cili aktualisht është në bashkëpronësi të dy klubeve.

Për momentin, puna është përqendruar te 29-vjeçari i Çelsit dhe marrëveshja mund të mbyllet brenda javës. Rudiger do të kalojë te Reali me parametra zero dhe do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me ekipin e Karlo Ançelotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë