Futboll

Real Madrid piketon dy goditjet e mëdha, Barela dhe Alfonso Devis

Gazeta Si – Real Madrid po përgatitet që tani për goditjet e radhës në merkato, në janar dhe në verën e ardhshme. Dy emrat e përzgjedhur nga gjigantët spanjollë janë Nikolo Barela dhe Alfonso Devis.

Barela, mesfushori i Interit, shihet si zëvendësues ideal i Luka Modriç. Për futbollistin italian klubi i presidentit Florentino Perez është gati të shpenzojë 80 milionë euro. Një shifër e konsiderueshme, që mund ta tundojë Interin, edhe pse bëhet fjalë për një nga titullarët më të rëndësishëm të tij.

Nikolo Barela, mesfushori i Interit. Gazeta Si, 17 tetor 2022

Reali do të tentojë gjithashtu edhe ‘Alaba bis’. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë vënë në shënjestër anësorin e Bajernit të Mynihut, Alfonso Devis.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Marca’, që shkruan se spanjollët kanë siguruar talentin kanadez të bavarezëve. Me afrimin e tij Reali do të siguronte krahun e majtë të mbrojtjes për shumë vite. Tani priten zhvillime konkrete në të dyja këto pista, por të kërkon Reali, është e vështirë të refuzosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë