Futboll

Real Madrid, mbërrijnë përforcimet për Zidane: 4 rikuperime, përfshirë Ramos

Grupi B është ndër më të ekuilibruarve të kësaj Champions League aq sa, me vetëm një ndeshje për të luajtur, duhet të japë të gjithë verdiktet. Jo vetëm Inter-Shakhtar Donetsk por edhe Real Madrid-Borussia Moenchengladbach do të jetë vendimtare, e në këtë këndvështrim vijnë lajme të mira për Zinedine Zidane. Blancos janë gati të ripërqafojnë katër lojtarë të shëruar nga dëmtimet, Sergio Ramos mbi të gjithë.

Kapiteni mungon që nga 18 tetori, kur u dëmtua me Spanjën në Nations League. Mbrojtësi kishte rikuperuar nga problemi në kofshën e djathtë por Zidane e kurseu në ndeshjet kundër Shakhtar e Sevilla për ta patur në formën më të mirë kundër gjermanëve të mërkurën në mbrëmje. Një injeksion teknike e lidershipi që do të ndihmojë gjithë skuadrën.

Duke qëndruar në mbrojtje, në dispozicion të  Zidane do të vihet edhe Dani Carvajal, që ishte dëmtuar në aduktorin e kofshës së djathtë në 27 nëntor. Dukej sikur do të mund të luante në derbin kundër Atletico Madrid të shtunën e ardhshme, por lojtari është mes të grumbulluarve për sfidën me M’Gladbach, edhe për ti dhënë mundësi pushimi Lucas Vazquez që sidoqoftë është adaptuar mirë me rolin kohët e fundit.

Në fund do të jenë edhe Alvaro Odriozola (është stërvitur me grupin gjithë javën pas dëmtimit në pulpën e majtë) e Luka Jovic (ka kaluar Covid-19), alternativa të titullarëve. Por, në një moment delikat si ky, Zidane do të jetë shumë i kënaqur të ketë sa më shumë zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë