Gazeta Si – Pak ditë më parë Real Madrid siguroi brazilianin Endriks, një nga talentet më të mëdha të momentit. Lojtari ka firmosur kontratën, por do të vazhdojë të luajë në Brazil edhe për pak kokë. Gjigantët spanjollë ndërkohë vazhdojnë ‘gjuetinë’ për lojtarët e së ardhmes.
Në shënjestër është një tjetër mesfushor, anglezi Xhud Belingham, i kërkuar nga shumë klube të mëdha aktualisht. Real Madrid është gati të bëjë çmenduri për këtë futbollist. ‘Blancos’ kanë përgatitur një maksi-ofertë prej më shumë se 100 milionë eurosh për të siguruar mesfushorin e Borusias së Dortmundit.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘Espn’ që u referohet burimeve pranë klubit madrilen. Belingham, vetëm 19 vjeç, ishte titullar me Anglinë në Botërorin e Katarit. Ai është rritur shumë me aktivizimin në Gjermani dhe tashmë të gjithë duan ta blejnë.
Kur në mes futet Reali, historia është e thjeshtë, sepse kampionët e Europës vështirë të refuzohen. Por Belingam mund të joshet edhe nga ofertat faraonike që vijnë nga Premier Liga, kampionati më i pasur i momentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.