Futboll

Real Madrid fiton titullin e 34-t të La Liga

Me 90 minuta më herët, Real Madrid janë kampionët e Spanjës për herë të 34-ët në historinë e tyre. Formacioni i Zidane kthehet të fitojë kampionatin spanjoll, tre vjet pas herës së fundit, falë suksesit të dhjetë radhazi: këtë herë u dorëzua Villarreal, që u mposht në Estadio Alfredo Di Stéfano 2-1 nga dopieta e Benzema, i cili shënoi në minutën e 22′ dhe me penallti në minutën e 77′.

Por më të lehtë ia ka bërë fitimin e titullit Barcelona e cila u shokua nga Osasuna në shtëpi. Katalanasit konfirmuan se janë ende larg formës më të mirë, pasi u mposhtën me rezultatin 1-2 përballë Osasunës në “Camp Nou”.Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Barça riktheu baraspeshën me Messin, që ekzekutoi saktë një penallti.

Minutat e fundit, Osasuna i luajti me njē lojtar më pak, pasi Enric u ndëshkua me karton të kuq, por në sekondat e fundit të ndeshjes ishte Roberto Torres që shënoi golin e fitores në portën e Barçës. Ndërkohë ende nuk janë mbyllur diskutimet për Europa League dhe për mbijetesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë