Gazeta Si – Real Madrid triumfon në edicionin 2023 të Kupës së Mbretit. ‘Los Blancos’ mundën 2-1 Osasunën në finale dhe ngritën trofeun për herë të 20-të në histori. Ëndrra e Osasunës u shua nga një dopietë e sulmuesit Rodrigo.
Mjaftuan 109 sekonda që Reali të kalonte në avantazh: Vinicius bëri gjithçka mirë në të majtë dhe pasoi në zonë, ku Rodrigo goditi dhe gjeti rrjetën. Osasuna nuk u dorëzua përballë skuadrës së Ançelotit, reagoi mirë, duke e bërë pjesën e parë argëtuese.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Arrasate vazhdoi të luante pa frikë dhe në minutën e 58-të barazoi me Lukas Torro, pas një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës. Më pas Reali e rriti pak shpejtësinë, duke e mbyllur Osasunën në gjysmëfushën e saj.
Mbrëmja e madhe e Rodrigos u kompletua në minutën e 70-të me një ‘tap-in’, që solli golin e fitores. Për Realin janë tashmë 20 trofetë e Kupës së Mbretit. Hera e fundit që e kishte fituar i takon vitit 2014.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




