Gazeta Si – Java e 9-të e La Ligës sjell ‘El Clasico”-n e famshëm mes Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje luhet sot, në orën 16:15, në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Të dyja skuadrat kryesojnë renditjen me nga 22 pikë dhe synojnë t’i japin goditjen e dyfishtë njëra-tjetrës.
Reali pritës vjen në një moment më të mirë psikologjik në fakt, ndërsa Barcelona, pas barazimit me Interin, thuajse ka dalë nga Championsi. Trajneri Ançeloti nuk ka të gatshëm portierin Kurtua, kurse te katalanasit mungojnë Araujo, Belerin dhe Depai.

Ndeshja e sotme konsiderohet nga shtypi spanjoll një “El Clasico i artë”, sepse në fushë do jenë dy kandidatët kryesorë për fitimin e trofeut prestigjioz individual. Benzema është favorit, po të kemi parasysh atë që ka bërë sezonin e fundit, ku fitoi Championsin.
Janë dy sulmuesit eksepertë që pritet t’i japin emocionet më të mëdha ndeshjes, që vlerësohet si më e rëndësishme edhe se finalja e Championsit. Reali dhe Barcelona kanë ndikim të jahstëzakonshëm në futbollin botëror dhe sytë e gjithë të apasionuarve të futbollit sot pasdite do të jenë pikërisht në “Santiago Bernabeu”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




