Bota

Reagon Prigozhin: Marshimi drejt Moskës, jo për të rrëzuar qeverinë ruse

Gazeta Si – Ka reaguar kreu i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin. “Wagner marshoi drejt Moskës në shenjë proteste dhe jo për të përmbysur qeverinë e vendit”, – ka shpjeguar Prigozhin. Sipas disa mediave, ai ndodhet në Minsk.

“Marshimi drejt Moskës kishte si qëllim të pengonte shkatërrimin e kompanisë ushtarake private dhe për t’u treguar përgjegjësitë e tyre atyre individëve që kanë bërë gabime të mëdha në operacion ushtarak special në Ukrainë’, – thotë në një audio numri 1 i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Drejtuesi dhe themeluesi i grupit ushtarak rus “Wagner”, Jevgeni Prigozhin

Në këtë audio prej 11 minutash të postuar së fundi, Prigozhin ka dhënë versionin e tij në lidhje me atë që ka ndidhur ditët e fundit në Rusi, ku Wagner nisi një marshim drejt Moskës dhe më pas u kthye pas një pakti që Prigozhin arriti me Putinin, me ndërmjetësinë e Lukashenkso, presidentit të Bjellorusisë.

Kreu i Wagner thuhet se është parë në Green City Hotel të Minsk, sipas kanaleve Telegram ruse dhe Kyiv Post që citon mediat bjelloruse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë