Ka ndodhur

Reagon ambasadori Soreca: Mendimet e mia shkojnë për familjen e të riut, dhuna të shmanget nga të gjitha palët

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me vrasjen nga policia të Klodian Rashës dhe protestat për këtë ngjarje të rëndë.

Soreca shprehet se mendimet shkojnë për familjen e të riut, duke shtuar se dhuna nuk është zgjidhje.

Postimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca:

Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës.

foto galeri

Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë