Politike

Reagimet e Vuçiçit për paktin shqiptaro-kroat/ Vengu: Panik i pajustifikuar

Nga Gazeta ‘Si’– Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar një panik të pajustifikuar nga Beogradi, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

Vengu u shpreh se bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër, teksa shtoi se të tre vendet kanë nevoja të ngjashme, ndaj dhe fuqizohen duke u bërë bashkë.

“I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër. Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira.

Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë”, theksoi ai.

Lideri serb i ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për themelimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë dhe popullit serb në muajt e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë