Motosport

Razgatlioglu si Fogarty dhe Rea në Superbike

“El Turco” arriti fitoren e 10 në Most dhe barazoi Bautista-n në vendin e dytë për fitoret në të gjitha kohërat. Gjatë vizitës që “FIM Superbike World Championship” kreu në Çeki, shkruajti historinë “Autodrom Most”. Toprak Razgatlioglu që garon për “ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team” arriti Alvaro Bautista-n (Aruba.it Racing – Ducati) me 63 fitore dhe u fut në klubin e pilotëve që kanë 10 apo më shumë fitore në një pistë të vetme.

1150 – Podiumi i Bulega-s në garën e parë ishte i 1150 për Ducati-n në WorldSBK. U arriti në të njëjtën pistë ku celebruan podiumin numër 1000 në vitin 2022.

63 –Razgatlioglu arriti fitoren e 63 në WorldSBK duke barazuar Bautista-n në vendin e dytë të të gjitha kohërave.

63-62 – Dy fitoret e Razgatlioglu që i dhanë mundësi të kalontë numrin e fitoreve nga pilotët japonezë.

50/36 – “Tissot Superpole Race” ishte gara e 50 në WorldSBK për Bulega’n që u ngjit për të 36 herë në podium. Ndërsa arriti në 37 podiume në 51 gara në “Race 2”. Nga pilotët me 50 apo më shumë gara, Bulega ka përqindjen më të lartë (72.5) të mbërritjes në podium. Vendi i dytë është për Razgatlioglu 64.6% (153 podiume në 237 gara)

21 – Bautista arriti në 21 gara pa fitore, seria më e gjatë në bordin e Ducati-t.

20 – Razgatlioglu rregjistroi të 20 pole position në WorldSBK. I duhet edhe 1 për të barazuar Fogarty-n.

18 – Bulega ka kryesuar 18 gara rradhazi. Nga gara e parë në Jerez, një vit më parë në garën e dytë në Most. Seria më e gjatë në historinë e WorldSBK. Razgatlioglu është piloti tjetër që e bëri diçka të tillë nga gara e parë në Assen deri në garën e dytë në Magny-Cours në vitin 2022.

14 – Nicolo Bulega u bë italiani i parë që fiton 14 herë për Ducati-n pas garës së 2 në Most.

10 – Razgatlioglu arriti fitoren e 10 në Most. Vetëm Carl Fogarty (12 në Assen) dhe Jonathan Rea (17 në Assen; 13 në Portimao) kanë 10 apo më shumë fitore në të njëjtin cirkuit.

6 – Gjatë konstruktorë ishin mes 10 vendeve të para në garën e dytë. Kjo ndodhi për të parën herë nga gara e parë në Lusail në vitin 2018.

6 – Petrucci u ngjit në podiumin e 6 në 9 gara në Most, cirkuiti i preferuar për të.

5 – Iker Lecuona (Honda HRC) u rendit i 5 në “Tissot Superpole”, rezultati më i  mirë për Honda-n në Most. Me vendin e 5 të Xavi Vierge në Cremona, ishte hera e parë prej vitit 2022 që Honda arrin dy vende të 5 në Superpole.

4 – Vendi i 4 nga Alex Lowes në garën e parë ishte rezultati më i mirë nga Bimota që prej rikthimit dhe i pari pozicionim në top4 prej fitores së Anthony Gobert në garën e parë të Phillip Island në vitin 2000.

0.027 – Diferenca mes Razgatlioglu dhe Bulega në garën e dytë ishte vetëm 0.027”, më e ngushta këtë sezon deri më sot. Tre gara këtë vit janë vendosur nga më pak se 1 e dhjeta – gara e parë në Portimao, Portimao Superpole Race dhe gara e dytë në Most Race. Ndërsa ishin pesë të tilla në vitin 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë