Motosport

Razgatlioglu i merr të gjitha në ‘Magny-Cours’

Nga Gazeta Si – Kthimi i Toprak Razgatlioglu në të dashurin “Circuit de Nevers Magny-Cours” ishte poezi në lëvizje pasi kampioni turk fitoi të 3 garat e fundjavës për të 4 herë rradhazi.

Ai theu rekordin e Jonathan Rea-s (Pata Maxus Yamaha) me 9 fitore në pistën franceze.

“El Turco” vendosi një rekord të ri në “MOTUL FIM Superbike World Championship” me 11 fitore.

Pas fitores në Garën e parë ai vendosi një tjetër rekord duke qënë piloti i parë që fiton 10 gara ose më shumë në 3 pista të ndryshme.

Duke mbyllur çdo garë me një diferencë prej më shumë se 3.5” nga ndjekësit, Razgatlioglu tregoi se Magny-Cours nuk ishte një shëtitje.

Tre fitore që e shkëputën 39 pikë nga Nicolo Bulega (Aruba.it Racing – Ducati) në Klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

Pas fitores së 3 fishtë në pistën e preferuar, tani përqëndrimi i tij është fundjava në Aragon.

Në startin e këtij sezoni, skuadra zyrtare BMW shpalosi objektivin për fitimin e dy titujve, konstruktorve dhe pilotëve.

Ky është viti i fundit për Razgatlioglu në Superbike dhe ai dëshiron që të largohet nga si piloti më i suksesshëm i displinës nga “dera kryesore”.

Raundi i 10 do të zhvillohet në fundjavën e 26-28 Shtatorit në Aragon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë