Euro2024

Raundi i dytë në Europian / Vëmendja tek Kroaci- Shqipëri, në mbrëmje luan Gjermania e Zvicra

Nga Gazeta Si- Sot nis edhe raundi i dytë i fazës së grupeve në Europian, me sfidën e parë dhe më të rëndësishme për ne, Kroaci-Shqipëri e cila luhet në orën 15:00.

Të dyja skuadrat e nisën me humbje këtë turne ndërsa sot do të kërkojnë të bëjnë të kundërtën.

Në orën 18:00 në fushë do të zbresë Gjermania dhe Hungaria. Gjermanët vijnë si favoritë pas fitores së thellë kundër Skocisë në ndeshjen hapëse. Ndërkohë hungarezët humbën kundër Zvicrës.

Dueli i fundit i mbrëmjes do të zhvillohet mes Skocisë dhe Zvicrës në orën 21:00. Zvicra do fitoren e dytë radhazi ndërsa skocezët do të tentojnë shanset.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë