Kombetarja

Raundi i dytë i kualifikueseve të Euro U-19 për vajza/ Shqipëria në Grupin B4, ndeshjet në Shqipëri në shkurt 2025

Edhe Kombëtarja U-19 e vajzave ka njohur kundërshtaret e raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian.

Shqipëria U-19 është pozicionuar në Grupin B4, së bashku me Irlandën e Veriut, Malin e Zi dhe Azerbajxhanin. Vajzat do të luajnë për të siguruar ngjitjen në Ligën A për sezonin e ardhshëm.

Ndeshjet e Grupit B4 do të zhvillohen në shkurt 2025 dhe UEFA si edhe federatat pjesëmarrëse në këtë grup kanë vendosur t’ia besojnë FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu.

Takimet do të luhen në datat 18, 21 dhe 24 shkurt 2025. /FSHF


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë