Luhet këtë të enjte raundi final i fazës së grupeve në Ligën e Europës. Janë 24 ndeshje në total që do të luhen në dy orare të ndryshme. Një pjesë e ndeshjeve do të zhvillohen në ora 18:55 dhe pjesa tjetër e ndeshjeve do të zhvillohen, duke filluar nga ora 21:00.
Janë të paktat dilemat që kanë mbetur për t’u zgjidhur në këtë ndeshje të fundit, por gjithsesi ka edhe nga ato skuadra që do e vendosin kualifikimin e tyre këtë të enjte. Mes të cilave njëra nga më të rëndësishmet është Milani. Skuadra kuqezi do të luaj përballë grekëve të Olimpiakos dhe vetëm një humbje me më shumë se tre gola, do i largonte nga ky kompeticion. Sakaq ekipet e tjera të mëdha të këtij kompeticioni janë kualifikuar dhe tashmë janë në pritje vetëm të rivalëve që do të kenë në fazën me eliminim direkt.
Të vetmet grupe, ku asnjëra prej katër ekipeve nuk e ka siguruar kualifikimin janë ato I dhe G, ku pritet që të katërta përballjet të jenë të ethshme.
Më poshtë tabela e plotë e ndeshjeve:


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




