Shendet

Rasti unik i 41-vjeçarit, prej 2 vitesh i sëmurë me Covid (dhe HIV)

Nga Gazeta Si- Një pacient me HIV, 41-vjeçar është rasti klinik i vetëm deri tani, që përfaqëson infeksionin më të gjatë SARS-CoV-2 të dokumentuar ndonjëherë.

Ky rast u ekzaminua në një studim të botuar në revistën shkencore The Lancet.

Pacienti me HIV-1 në fazë të avancuar u shtrua 5 herë në spital. Mjekët thotë se nuk mund të flasim për Long Covid, sepse virusi nuk është eliminuar dhe faza e riprodhimit të Covid ka zgjatur më shumë se 750 ditë.

“Infeksionet afatgjata si kjo, lejojnë virusin të eksplorojë mënyra për të infektuar qelizat gjithnjë e më efikase. Falë këtij studimi, provat e mëtejshme i shtohen faktit se nga këto infeksione kanë dalë variante më të transmetueshme. Trajtimi efektiv i këtyre rasteve është një prioritet si për shëndetin individual ashtu edhe për atë publik”, thotë William Hanage, epidemiolog në Universitetin e Harvardit.

Mostrat virale të pacientit, të mbledhura midis marsit 2021 dhe korrikut 2022, iu nënshtruan analizës gjenetike nga bioinformatiku Joseline Velasquez-Reyes i Universitetit të Bostonit. Analiza fotografoi aktivitetet e virusit me kalimin e kohës, duke regjistruar një shkallë mutacioni të ngjashme me atë që mund të kishte brenda një komuniteti.

Disa variacione janë gjetur në proteinën Spike, atë që virusi përdor për të infektuar qelizat e synuara. Dhjetë nga këto variacione korrespondonin me të njëjtat pozicione të vërejtura në variantin Omicron.

Prandaj, të njëjtat lloje mutacionesh që çuan në shfaqjen e një varianti të ri mund të ndodhin brenda një personi të vetëm.

Sipas studiuesve, kjo mbështet teorinë se ndryshimet janë zhvilluar për shkak të presioneve selektive që pëson virusi brenda trupit tonë.

Pas SHBA-së, Covid “Stratus” prek dhe Europën

Incidenca javore e rasteve të diagnostikuara po rritet lehtë në shumë vende të rajonit europian.

Italia raporton për incidencë të lartë tek moshat e treta 80-89 vjeç dhe mbi 90 vjeç. Incidenca javore është dukshëm e qëndrueshme në të gjitha grupmoshat.

Mosha mesatare në diagnozë është 62 vjeç, një rënie e lehtë në krahasim me javën e mëparshme. Përqindja e riinfeksioneve është rreth 43%, nga java e kaluar.

Variantet në qarkullim

Të dhënat paraprake për gushtin 2025 (që nga 31/08/2025) tregojnë bashkëqarkullimin e nën-varianteve të ndryshme të JN.1, tashmë nën vëmendje ndërkombëtare, me një mbizotërim të sekuencës që i atribuohet XFG.

XFG ose ‘Stratus’ është varianti që mbërriti nga SHBA, rezultat i rikombinimit të mutacioneve të tjera, dhe tani është dominues edhe në Europë.

Me Covid pacientët po përjetojnë simptomat e vjetra që përjetuan në fazën e parë të pandemisë si mungesa e papritur të nuhatjes dhe shijes, krahas temperaturës dhe problemeve të frymëmarrjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë