Futboll

Rasti i rrallë i Realit, vetëm një ndeshje jashtë Madridit deri në Botëror

Gazeta Si – Real Madrid ka një plan arratisjeje… mes mureve të shtëpisë. Nisja e sezonit është e jashtëzakonshme për djemtë e Ançelotit, që kanë luajtur gjithmonë larg kryeqytet spanjoll për shkak të punimeve në ‘Santiago Bernabeu’.

Udhëtimet nuk kanë ndikuar te rezultatet. Fitore në transfertë kundër Almerias (1-2), Seltës (1-4) dhe Espanjolit të Bares (1-3). Turi i parë i forcës larg ‘Bernabeut’ është mbyllur në mënyrën më të mirë.

Tani rruga është dishezë, deri në Botërorin e Katarit. Deri atëherë Reali mund të shfrytëzojë faktorin fushë dhe… gjeografinë. Plot 10 ndeshje nga 11 në kampionat do të luhen në Madrid, ose përreth Madridit.

Reali feston një fitore. Gazeta Si, 31 gusht 2022

Reali do të debutojë në ‘Bernabeun’ e ri fundjavën e ardhshme ndaj Betisit. Është e para nga 7 ndeshje, që ‘Los blancos’ do luajnë në stadiumin e tyre para pauzës së Botërorit.

Parveç Betisit, do presin edhe Majorkën, Osasunën, Barcelonën, Seviljen, Xhironën dhe Kadizin. Interesant është fakti se madrilenët nuk do të kenë transferta. Përveç ndeshjes me Elçen, Reali nuk do lëvizë nga komuniteti i Madridit. Do ndeshet në derbi me Atletikoin, Getafen dhe Rajon e Balliut.

Një kalendar i ngjeshur, por që e favorizon Realin, duke marrë në konsideratë edhe transfertat e Championsit dhe ndeshjet e kombëtareve në shtator. Fakti që nuk lëviz nga Madridi lejon të përballohen më lehtë ngarkesat e 18 ndeshjeve të shtatorit, tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Në këtë situatë, strategjia e skuadrës së Ançelotit është e qartë: të grumbullojë sa më shumë pikë dhe të përsëritë sezonin e kaluar, kur në javën e 14-të ishte 4 pikë para Atletikos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë