Futboll

Rasti i rrallë i klubit gjerman, zgjedh president një ultras

Gazeta Si – Një rast i rrallë vjen nga Gjermania. Sipas ‘Sky Sport De’, Herta e Berlinit ka zgjedhur presidentin e saj të ri, i cili është Kai Bernstein, i cili më parë ka qenë një tifoz ultras i skuadrës.

Bernstein, 41 vjeç, është zgjedhur pas një asambleje të jashtëzakonshme dhe do të marrë vendin e presidentit historik të Hertës, Verner Gegenbauer. Ky i fundit ishte në detyrë që prej vitit 2008.

Kai Bernstein gjatë asamblesë. Gazeta Si, 27 qershor 2022

Klubi i njohur gjerman e ka siguruar pjesëmarrjen në nivelin elitar pas ‘play-off’-it me Hamburgun. Pra, është kthyer në futbollin që vlen, në Bundesligë.

Bernstein ka fituar konkurrencën me politikanin Frank Stefel. Ai ka marrë 1670 vota mes 3016 votuesve në total.

Rasti në fjalë është vërtet interesant, sepse presidenti i ri i Hertës ka qenë për një kohë të gjatë një ultras i skuadrës berlineze. Tifozët tashmë mund të rrinë të qetë, sepse skuadra është në duart e dikujt që ka zemrën dhe ngjyrat e Hertës së Berlinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë