Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po mbron Belinda Ballukun, duke mos lejuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
Ai hodhi edhe akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij me vendimin e saj për të pezulluar masën e sigurisë dëshmoi nënshtrimin e saj të plotë dhe total ndaj Edi Ramës.
Sipas tij, morali i gjyqtarëve në rrafshin ligjor është zero. Ai tha se sipas tij Gjykata Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë e shpifur e PS.
“Ata u nënshtruan, u paritën, u kërcënuan, por morën një vendim në kundërshtim flagrant me çdo praktikë të mëparshme.
Mos harroni se ata nuk legjitimuan kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës në rastin e Sali Berishës duke deklaruar në mënyrën më të turpshme se nuk legjitimohen ata, por parlamenti.
Një turp i paparë ndonjëherë në një kohë kur neni i Kushtetutës është taksativ, një e pesta e deputetëve legjitimohen për të paraqitur ankesa dhe kërkesa në Gjykatën Kushtetuese.
Prandaj Gjykata Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë e shpifur e PS.
E thashë edhe në mëngjes unë, mblidhen me datën 17 për të të shqyrtuar kërkesën e avoketërve të mi të paraqitur një vit më parë, nuk marrin vendim dhe nuk njoftojnë sikur të ishte shpellë mafie dhe jo një gjykatë me rregullat e veta”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




