Treg

Rasti i Afganistanit dhe Kolumbisë. Pse paratë nga droga nuk i ndihmojnë ekonomitë e vendeve

“Shpesh, vendet të cilat janë të pasura me drogë, kanë ekonomi më të dobët edhe pse supozohet se ajo duhet të jetë faktori kryesor i rritjes së saj.”-thonë studiuesit në organizatën e kërkimit ekonomik Fedesarollo.

Janë disa faktorë që ndikojnë në këtë paradoks i cili ka vite që vazhdon në disa shtete.

Kolumbia, në vitin 2020, zvogëloi zonën e territorit të saj të pushtuar nga plantacionet e kokainës me 7%, por ende mbetet vendi kryesor prodhues i kokainës në botë.

Sipas studimit, të botuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit (UNODC), vitin e kaluar shteti amerikanolatin kishte 143,000 hektarë plantacione të paligjshme të kokainës krahasuar me 154,000 hektarë në vitin 2019.

“Sidoqoftë, prodhimi i kokainës vazhdoi të rritet, me rendimente më të larta të prodhimit, pavarësisht sipërfaqes së tkurrur.”- komentoi përfaqësuesi i UNODC, Pierre Lapaque.

Fitimet nga droga, të cilat i kanë bërë banditë si Escobar të pasur, riatdhesohen rregullisht si mallra të konsumit kontrabandë. Qendrat e mëdha tregtare në Medellin dhe Bogota e trajtojnë këtë kontrabandë me vlerë 1 miliard dollarë çdo vit. Industritë vendore, të detyruara të konkurrojnë me këto mallra të importuar ilegalisht, përballen me ulje të shitjeve dhe fitime më të holla. Kjo i detyron shumë biznese të veprojnë si të ligjshme jashtë tregut.

Nga ana tjetër, ka një efekt tjetër të keq. Zotëruesit e drogës, shumë para të fituara nga shitjet e kontrabandës, i shpenzojnë  për mallrat e importuara: makina sportive, limuzina luksoze, motoçikleta, kafshë ekzotike dhe vepra arti, gjë që e ul ekonominë kolumbiane. Pra, punësimi jo-tregtar i drogës zvogëlohet, duke dëmtuar më tej tregtarët vendas.

Pastaj është kostoja e zbatimit të ligjit, një miliard dollarë në vit në Kolumbi për operacionet policore dhe ushtarake për të shuar trafikun e drogës.

Në një studim të vitit 1988, studiuesja nga Bogota, Patricia Correa zbuloi se eksportuesit kishin probleme në transportin e mallrave të tyre dhe ishin të frikësuar. Kështu, kur Kolumbia hapi dyert për investimet e huaja dy vjet më parë, tha zonja Correa, asnjë dollar nuk hyri.

Shpërndarja e pabarabartë e rritjes ekonomike në Kolumbi dhe pamundësia për të shpërndarë përfitimet e rritjes në zona të mëdha që kanë vuajtur nga neglizhenca afatgjatë janë pranuar gjerësisht. Dhe pikërisht në këtë drejtim ekonomia e paligjshme e kokainës mund të kontekstualizohet.

I njëjti shembull është edhe me Afganistanin.

Pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA në dhjetor 2001, forcat britanike u përgatitën për të marrë kontrollin administrativ të krahinës. Agjencia e saj e ndihmës, Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DfID), ofroi kompensim për fermerët që shkatërruan vullnetarisht të korrat e tyre të opiumit, për t’i larguar ata nga kultivimi i tij. Por skema rezultoi e kundërt, sepse siç doli, ajo nxiti më shumë sesa dekurajoi rritjen e opiumit.

Ekonomia nisi të mos zhvillohej duke qenë së nuk munguan rastet kur autoritetet vendore i futën në xhepat e tyre parët.

Në vitin 2006, fermerët e zemëruar të Helmandit ende kërkonin nga britanikët të paguanin për të korrat e shkatërruara katër vjet më parë.

Në vitin 2016, Alcis, një firmë kërkimore dhe hartografike, dokumentoi rolin e opiumit në shndërrimin e mbi 300,000 hektarëve nga shkretëtirë në tokë bujqësore.

“Afganistani  është eksportues i madh i paregjistruar i opiumit dhe është një enigmë se pse ndikimi i të korrave të paligjshme është lënë jashtë në analizën e WBG. Opiumi nuk është i parëndësishëm për Afganistanin, por politika të tjera menaxhuese ashtu si në Kolumbi, nuk i kanë dhënë këtij vendi zhvillimin e duhur ekonomik.”-shkruhej në deklaratë.

Ndërkohë, në Kolumbi, Escobari, jetonte i qetë në një burg, sigurinë e të cilit ai e  kontrollonte i mbrojtur nga shtrirja e gjatë e ligjit amerikan që siguronte që ai nuk do të ekstradohet kurrë.

Krimet që e quajtën atë “Armiku Publik i Kolumbisë Nr. 1” përfshijnë shpërthimet terroriste kundër qeverisë së vendit të tij, dhe shkeljen e ligjeve ndërkombëtare të kontrabandës.

Krimi i tij më i madh, megjithatë, mbetet përmbysja e ekonomisë nga e cila varen kolumbianët që respektojnë ligjin dhe sabotimi i ëndrrave të tyre për të ndërtuar një ekonomi legjitime, industriale.

Të korrat rriten nga campesinos (fshatarë), ata të cilët historikisht janë margjinalizuar dhe përjashtuar nga ekonomia e zakonshme, mbrojtja e shtetit dhe ofrimi i shërbimeve publike.

Pas shkëlqimit të rrobave të trafikantëve, makinave dhe pallateve të mrekullueshme, është e qartë se përtej kësaj fasade, droga ndot gjithçka që prek.

Burimet:THE BALTIMORE SUN; Taylor and Francis/Përshtati Gazeta SI


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë