Analize

Rasti ekonomik për Biden

Komentuesit kanë ofruar shumë arsye pse në nëntor duhet të votohet për Joe Biden, i nominuari demokrat për president të SHBA. Megjithatë, dimensioni ekonomik i zgjedhjeve ka qenë me pak interes për ekspertët, dhe  ata pak, nëse ka, ekonomistë që flasin për këtë temë janë munduar të nxjerrin në pah se si rezultati ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e njerëzve. Por ekonomia është skena në të cilën njerëzit punojnë me shpresën për të fituar zhvillim personal dhe kënaqësinë e suksesit. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë.

Rasti ekonomik për Biden fillon me rastin ekonomik kundër Presidentit Donald Trump. Merrni në konsideratë uljen e kushtueshme të taksave të korporatave të Trump. Ai nuk bëri asgjë si investimi dhe rritja që premtoi dhe,  efekti kryesor ishte ngritja e deficiteve  fiskale në tre vitet e para të presidencës së tij.

Shpërfillja e Trump për këtë pasuri fiskale ka krijuar një precedent për deficite të panevojshme në administratat e ardhshme. (Sigurisht, deficiti i ndodhur kohët e fundit në përgjigjen ndaj pandemisë ishte i pashmangshëm dhe, në rrethana, edhe i dobishëm.)

Kërcënimet e tij të zakonshme ndaj bizneseve amerikane kanë shtuar pasiguri të reja në investimet dhe vendimet tregtare. Ai praktikon doktrinën e korporatizmit të Musolinit: qeveria si mjeshtër kukullash duke tërhequr telat e kompanive kukulla. Kjo politikë ekonomike pengon ndërmarrjen dhe inovacionin në një kohë kur ato janë shumë të nevojshme.

Kryqëzata e gabuar e Trump për të zvogëluar deficitin e padëmshëm të tregtisë ka zvogëluar tregtinë botërore, duke përkeqësuar kështu efikasitetin e alokimit të burimeve brenda dhe jashtë vendit.

Retorika e tij populiste nuk është përkthyer në paga më të mira për punëtorët me më pak përparësi,  ose viktimat e diskriminimit. Ai ka kërkuar të fshijë çdo sens të drejtësisë ekonomike. Ai nuk kujdeset për nivelet e tmerrshme të ulëta të pagave për ata që janë në fund ose për standardet e tmerrshme të jetesës që paguajnë këto paga. Dhe ai nuk ka bërë asgjë për të mbështetur çrrënjosjen e diskriminimit statistikor - racor, gjinor dhe LGBT +. Dobësimi i tij i Aktit të Kujdesit të Përballueshëm (Obamacare) ka prekur rëndë njerëzit me të ardhura të ulëta.

"Presidenti amerikan Donald Trump e ka mbjellë ambientin e investimeve me pasiguri, ka shkatërruar marrëdhëniet tregtare të Amerikës, ka hedhur në erë deficitin fiskal dhe i ka lënë punëtorët amerikanë më keq sesa ishin kur ai mori detyrën. Ai është e kundërta polare e Joe Biden, një politikan që kupton saktësisht se çfarë i duhet ekonomisë amerikane".

Këmbëngulja e Trumpit se ndryshimi i klimës është një mashtrim ka vënë në rrezik të mëtejshëm ekonominë botërore dhe qëndrueshmërinë e planetit. Ai thotë se zjarret që shkatërrojnë  perëndimin amerikan janë rezultat i “menaxhimit të dobët të pyjeve”. Ai ka zhvlerësuar heroizmin dhe sakrificën e ushtarëve amerikanë dhe nuk ka asnjë vlerësim,  ose kuptim që ekonomia ka nevojë për heroizmin e njerëzve për të ëndërruar ide të reja dhe rrezikon  investimin në zhvillimin e tyre dhe hyrjen në treg.

Duke sulmuar institucionet nga FBI-ja te  Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Trump po zgavron  strukturën qeveritare. Në vendosjen e pengesave të pakuptimta që çojnë në luftëra tregtare, ai ka tjetërsuar aleatët e Amerikës. Në admirimin e tij për diktatorët dhe udhëheqësit autoritarë, ai po i ndihmon ata të vendosin fashizmin e shekullit 21. Dhe gënjeshtra e tij kronike nga Zyra e Presidentit minon besimin e njerëzve në qeverinë e tyre.

Ka zemërime të tjera e të shumta, për tu përmendur. Por një nga më të tmerrshmet ishte përpjekja e tij për të eliminuar të ashtuquajturin program DACA për të huajt e padokumentuar që u sollën në SH.B.A. si fëmijë, të cilët, pasi u rritën dhe u shkolluan në Amerikë, tani përballen me dëbimin. Një tjetër zemërim është taktika e tij e futjes së frikës nga hakmarrjet dhe arrestimet. Si rezultat, ekziston një klimë ankthi dhe mosbesimi,  në rritje.

Sot, shumë njerëz mbështesin Biden për këto themele dhe të tjera. Trump qëndron si pengesë në rrugën e kombit, që të rimarrë një ndjenjë të lulëzimit, barazisë dhe harmonisë shoqërore. Por nuk është e qartë se ai mund të mposhtet vetëm mbi  këto themele. Shumë amerikanë i frikësohen një qeverie të përkushtuar t’u  shërbejë  një përzierjeje  grupesh  shoqërore,  pa u menduar për çështjet thelbësore të rritjes ekonomike dhe kënaqësisë në punë.

Por ka edhe një argument pozitiv për të mbështetur Biden.

Së pari, Biden e kupton që në Amerikë ekziston ende një pabarazi shkatërruese midis pagave të personave më pak të favorizuar dhe atyre që paguhen me të ardhura të mesme - dhe pagesa për nënat beqare nuk e ndryshon pabarazinë. Biden, i rritur në rajonin e prodhimit të çelikut në Pensilvani, vështirë se mund të jetë i verbër ndaj privimeve dhe dhimbjeve të punëtorëve me pagë të ulët. Pra, nëse zgjidhet, do të kishim një president të përgjegjshëm  për iniciativat legjislative për subvencione të hartuara  për të rritur  kompensimin e pakët të këtyre punëtorëve.

EDMUND S. PHELPS/ Project Syndicate / *Edmund S. Phelps, laureat i Nobelit të Ekonomisë më 2006-n de Drejtor i Qendrës mbi Kapitalizmin dhe Shoqërinë, në Unversitetin Columbia,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë