Shendet

Rastet me linë e majmunëve do vijojnë të rriten

Shkencëtarët  kanë paralajmëruar se presin që rastet e lisë së majmunëve të vazhdojnë të rriten këtë javë.

Kjo do të vijë pasi ka shumë njerëz të infektuar. Më shumë se 90 raste janë raportuar tashmë në Evropë, SHBA dhe Australi, duke përfshirë 20 në Britani.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte edhe 28 raste të tjera të dyshuara. Shifra globale është e paprecedentë për një sëmundje që zakonisht kufizohet në Afrikën qendrore dhe perëndimore.

Lija e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve, ndaj mjekët kanë mbetur në mëdyshje nga shpërthimi dhe nga shfaqja e rasteve në kontinente të ndryshme në të njëjtën kohë. 
Virusi transmetohet nga personi në person vetëm përmes kontaktit të ngushtë fizik – përfshirë marrëdhëniet seksuale .

Simptomat janë zakonisht të lehta dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe rraskapitje. Por lija e majmunit gjithashtu shkakton lezione të lëkurës të cilat mund të infektohen, duke rezultuar në infeksione dytësore.

Çfarë thonë shkencëtarët?

“Jam e sigurt se do të shohim më shumë raste,” tha Charlotte Hammer, një eksperte e Universitetit të Kembrixhit për sëmundjet në zhvillim. 

Ajo shton se  autoritetet shëndetësore ka gjasa të dallojmë njerëz me versione të buta të cilat më parë mund t’i kishim humbur ose i kishim diagnostikuar gabimisht.

“Përveç kësaj, lija e majmunëve ka një periudhë inkubacioni nga një deri në tre javë. Kështu që ka të ngjarë të shohim infeksione të reja midis atyre që ishin në kontakt të hershëm me rastet e para të shpërthimit”,shtoi Hammer.

Më tej ekspertja shton se ne përballemi me dy opsione.
Ajo thotë se ose virusi është në thelb i ndryshëm tani, ose ndoshta ndjeshmëria jonë ndaj tij ka ndryshuar.
 Ose mund të kemi hasur një sërë kushtesh që kanë lejuar që virusi të përhapet në këtë mënyrë. 
“Mendoj se skenari i fundit është më i mundshmi”,shton ajo.

Një mundësi është që efektet e vaksinimeve masive të kaluara kundër lisë janë duke u zbehur. Kjo ka bërë që më pak njerëz të kenë mbrojtje kundër lisë së majmunëve të lidhur ngushtë.

Ndër të tjera ekspertët thonë se virusi nuk duket se ka ndryshuar. Megjithëse diçka mund të ketë ndikuar në transmetueshmërinë e tij. 
Ata shpjegojnë se ky është një virus me ADN dhe nuk ka gjasa të ndryshojë me ritmet që bëjnë viruset e tilla të ngjashme.

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë