Rastet e tuberkulozit (TB), sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, janë rritur me gati 10 për qind nga viti në vit tek fëmijët në Evropë dhe Azinë Qendrore, sipas një raporti të ri nga agjencitë ndërkombëtare shëndetësore.
Në Shqipëri, duke marrë 5 vjecarin e fundit, vit pas viti numri i të prekurve nga Tuberkulozi është në rënie. Në 2019, para Covid-it, kemi pasur 434 raste me TB, në 2022 ra numri për shkak të pandemisë dhe pas pandemisë filloj një rritje e lehtë ndërkohë që 2023-2024 janë prap në ulje. Ndërkohë, në 2024 ishin gjithsej 253 raste.
Sipas raportit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe ekipit evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të dhënat, të cilat janë të vitit 2023, tregojnë se rajoni evropian ende po përballet me efektet e përhapura të pandemisë.
Dhe kjo vjen pasi zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se shkurtimet e ndihmës globale mund të çojnë në një ringjallje të TB në mbarë botën.
Në vitin 2023, më shumë se 172,000 njerëz në Europë ose morën TB ose patën një rikthim të sëmundjes, të ngjashme me nivelet e raportuara në vitin 2022, tregon analiza. Ndërsa vdekjet nga tuberkulozi ranë, ato ranë me një ritëm shumë më të ngadaltë se para krizës së Covid-19.
Kjo tregon që shumë njerëz të infektuar mbetën të padiagnostikuar dhe të patrajtuar kur pandemia ndërpreu shërbimet mjekësore dhe se pasojat tani po bëhen të dukshme, thuhet në raport.
Numri i fëmijëve të prekur gjithashtu duket se po rritet, me rreth 7,500 raste të TB tek fëmijët nën moshën 15 vjeç në Europë në vitin 2023, një rritje prej 9.6 për qind nga një vit më parë, zbuloi raporti.
Më shumë se 2,400 nga këto raste u raportuan tek fëmijët nën 5 vjeç, të cilët janë në rrezik më të lartë për sëmundje të rënda dhe vdekje.
“Barra aktuale e TB-së dhe rritja shqetësuese e fëmijëve me TB shërben si një kujtesë se përparimi kundër kësaj sëmundjeje të parandalueshme dhe të shërueshme mbetet i brishtë”, tha Dr Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, në një deklaratë.
Gjetjet tregojnë se TB po vazhdon të përhapet në të gjithë Europën dhe se duhet të ndërmerren përpjekje “të menjëhershme” të shëndetit publik për të kontrolluar sëmundjen, thuhet në raport.
Pse tuberkulozi është kaq i vështirë për t’u eliminuar
TB shkaktohet nga një infeksion bakterial që prek kryesisht mushkëritë, por mund të përhapet edhe në organe të tjera. Shumica e njerëzve që janë të infektuar nuk vazhdojnë të zhvillojnë sëmundjen, por nëse ndodh, mund të jetë e rrezikshme, duke vrarë rreth 1.25 milionë njerëz në vit.
Ai gjithashtu përkon me probleme të tjera kritike shëndetësore. Në Europian, 15.4 për qind e njerëzve me TB të ri ose të riaktivizuar kanë gjithashtu HIV, i cili mund të përparojë në SIDA nëse nuk trajtohet, thuhet në raport.
Tuberkulozi prek kryesisht njerëzit që jetojnë në varfëri. Mund të jetë e vështirë të menaxhohet për një sërë arsyesh, duke përfshirë vonesat në marrjen e një diagnoze, nëse pacientët i marrin mjekimet e tyre në kohë dhe mungesën e aksesit në trajtimet e duhura.
Pacientët duhet të marrin ilaçe kundër tuberkulozit çdo ditë deri në gjashtë muaj në mënyrë që të jenë efektive.
Ndërprerja e hershme e trajtimit mund të lejojë që bakteret të bëhen rezistente ndaj ilaçeve, duke e bërë sëmundjen më të vështirë për t’u trajtuar dhe duke lejuar përhapjen e infeksioneve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.