Treg

Raste sporadike të pastrimit të parave me anë të kriptomonedhave. Zbehet interesi i shqiptarëve

Nga Gazeta ‘SI’ – Vitin e shkuar në Shqipëri janë zbuluar disa raste të pastrimit të parave me anë të kriptomonedhave.

Kështu thotë raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, AFIU, duke theksuar se fenomeni nuk ka rezultuar shumë i përhapur, por gjithsesi sistemi mbetet i rrezikuar nga kjo dukuri.

Gjatë të njëjtit vit AFIU tregon se janë ndërmarrë disa masa nga autoritetet për rastet e ushtrimit të palicencuar të veprimtarisë së ofruesit të shërbimeve të mjeteve virtuale.

Agjencia thotë se kërkesa e shqiptarëve për të investuar në kriptomonedha është ulur në 2023 shin, të paktën përmes sistemit bankar tek platformat e huaja.

Aktualisht në vendin tonë nuk rezultojnë subjekte të licencuara si ofrues të mjeteve virtuale dhe vlerësohet se është ende vështirë ë përdoren monedhat digjitale si mjete pagese. P.sh nëse synohet blerje pasurie e paluajtshme dhe disponohet kriptomonedhë, kjo duhet të këmbehet paraprakisht në FIAT pasi pagesa duhet të kryhen në këtë lloj mjeti . Edhe kazinotë brenda nuk ofrojnë mundësinë e përdorimit të kriptomonedhave.

Sektori i pagesave elektronike është po ashtu një sektor me risk për pastrim parash thotë raportii i AFIU, duke marrë në konsideratë mënyrën e operimit, por në Shqipëri është ende në zhvillim e sipër dhe risku i keqpërdorimit për pastrim parash është i ulët. Gjithsesi ky sektor vlerësohet që në vijim të jetë në fokusin e autoriteteve mbikëqyrëse nëpërmjet shpërndarjes së tipologjive, udhëzimeve specifike edhe inspektimeve në vend apo në distancë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë