Gazeta Si – Një gol i mrekullueshëm i Raspadorit i ka dhënë Italisë fitoren ndaj Anglisë në “San Siro”. Një fitore e çmuar para sfidës vendimtare me Hungarinë, që luhet të hënën dhe që përcakton fituesin e grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Mançinit mposhti 1-0 Anglinë në ndeshjen e 5-të në grup dhe u ngjit në vendin e dytë. Për të ndriçuar ndeshjen e bllokuar në shifrat 0-0 mendoi Raspadori. Në minutën e 68-të ai mori një top nga Bonuçi dhe shtangu Pope me një të djathtë precize.
Anglia pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet e fundit në grup, me vetëm 2 pikë në 5 ndeshje, që do të thotë se ka rënë matematikisht në Ligën B.

Befasinë e ka bërë sërish Hungaria, që mundi 0-1 Gjermaninë. Një gol me thembër i Szalait pas 17 minutash lojë vendosi ndeshjen e zhvilluar në Lajpcig. Djemtë e trajnerit Flik nuk mundën as të barazonin, duke mbetur në kuotën e 6 pikëve. Hungaria udhëheq grupin ‘e hekurt’ me 10 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




