Gazeta Si – Milot Rashica do të veshë fanellën e Gallatasarajit këtë sezon. Në Turqi e bëjnë të sigurt kalimin e sulmuesit kosovar te klubi i madh. Bëhet fjalë për një huazim të tij nga Noruiçi.
‘Milliyet’ shkruan se skuadra angleze, që ka kartonin e Rashicës, ka pranuar ofertën e Gallatasarajit për huazimin e lojtarit për një sezon. Për kosovarin 26-vjeçar do të ishte një hap i madh përpara, pasi do të vishte fanellën e një klubi me shumë emër.

Gallatasaraji ka vendosur të paguajë 3.5 milionë euro për Rashicën. Noruiçi, që e ka lojtarin nën kontratë deri në qershor të 2025-ës, e ka pranuar këtë ofertë dhe tani pritet që lëvizja të formalizohet.
Gjithmonë sipas shtypit turk, Rashica ka udhëtuar drejt Stambollit për të kryer testet mjekësore dhe për të bërë më pas prezantimin zyrtar si lojtar i Gallatasarajit. Duhet thënë se aventura angleze nuk ka shkuar aq mirë për lojtarin kosovar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




