Motosport

Rasëll bën ‘bis’ në Brazil, arrin suksesin e parë në karrierë

Gazeta Si – Pas garës Sprint, ja ku vjen fitorja edhe në garën zyrtare të Brazilit. Suksesi i parë në karrierë për Xhorxh Rasëll, të cilit duket se Brazili i ka sjellë fat.

Rasell ne lot pas fitores se pare ne karriere. Gazeta Si, 13 nentor 2022

Një fitore e merituar për pilotin britanik të Mercedesit. Rasëll la pas shokun e skuadrës Ljuis Hemilton dhe spanjollin e Ferrarit, Karlos Sainz. Jashtë podit mbetën Sharl Leklerk, që në fillim u përplas pasi u prek nga MekLareni i Norris, si dhe kampioni Vershtapen, që e mbylli në vend të 6-të.

Pas asaj super paraqitjeje në garën Sprint, Xhorxh Rasëll ia doli të triumfojë në Çmimin e Madh të Brazilit. Ai përmbushi pritshmëritë në Interlagos, në fund të një gare që e administroi mjaft mirë me Mercedesin e tij.

Anglezi bëri një garë për kornizë, përballoi në mënyrën më të mirë 71 xhiro, duke treguar eksperiencë në seksesin e parë në F.1. Në fund i meritoi duartrokitjet nga bosket dhe kolegu Hemilton, të cilit iu desh të përulej ndaj fuqisë së “princit”.

Rasëll nuk u rrezikua seriozisht fillimisht nga Vershtapen dhe më pas nga Hemilton. Makina e tij fluturonte mes entuziazmit në San Paolo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë