Gazeta Si - Në raportin vjetor të drogave për vitin 2022, Shqipëria renditet në vendin e shtatë në botë si vend i origjinës së kanabisit.
Pas Marokut që renditet i pari, vijnë Afganistani, Spanja, Holanda, Pakistani dhe Libani.
Por sa i takon vendeve europiane, Shqipëria listohet e dyta pas Holandës, për vende të cilat thuhet se kanë një kultivim të konsiderueshëm të kanabisit, i cili (a) eksportohet ose (b) prodhohet për kultivim të brendshëm. Pas Shqipërisë renditen Turqia, Rumania e Bullgaria.
Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës.
Në raporte të ndryshme ndërkombëtare, thuhet se grupet kriminale shqiptare kanë përforcuar aktivitetin e tyre në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE.
Raporti i publikuar së fundmi, detajon rritjet rekord në prodhimin e kokainës, zgjerimi i drogave sintetike në tregje të reja dhe boshllëqet e vazhdueshme në disponueshmërinë e trajtimeve të drogës, veçanërisht për gratë.
Sipas raportit nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, rreth 284 milionë njerëz të moshës 15-64 vjeç kanë përdorur drogë në mbarë botën në vitin 2020, një rritje prej 26 % krahasuar me dekadën e kaluar.
Në Afrikë dhe Amerikën Latine, personat nën 35 vjeç përfaqësojnë shumicën e njerëzve që trajtohen për çrregullime të përdorimit të drogës.
Në nivel global, raporti vlerëson se 11.2 milionë njerëz në mbarë botën kanë injektuar lëndë narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.